Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull
Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është lart në sondazhet e opinionit publik, por edhe nga pritshmëria për të konkurruar vetë Shabana Mahmood, Ministrja e Brendshme britanike, edhe për postin e kryeministres nëse Sir Keir Starmer e heq nga posti herët a vonë, politikania me origjinë pakistaneze ka njoftuar masa të reja për ata të huaj që jetojnë legalisht në Britani dhe synojnë të vendosen përgjithmonë në ishull. Sipas këtyre masave, pritet të dyfishohet koha për shumicën e punonjësve të huaj në Britani për një status të përhershëm deri në 10 vjet kohë pritje, duke shtuar se disa emigrantë ilegalë do të duhet të presin për 30 vjet për një status të...