Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pesë fshatra në Dropull të izoluar nga përmbytjet, banorët pa shërbime bazë pas shembjes së urës së Glinës
Pesë fshatra të zonës së Rrëzës në Bashkinë Dropull kanë mbetur të izoluar që prej paradites, pasi ujërat e lumit Drino kanë nxjerrë jashtë funksionit urën e Glinës. Rreth 200 banorë shprehin shqetësimin për mungesën e shërbimeve bazë, ndërsa probleme janë regjistruar edhe në aksin Vrisera–Likomil, ku qarkullimi është vështirësuar. Ndërkohë, shtatë fshatrat e Pogonit vijojnë të jenë të izoluar për tri ditësh. Top Channel