E paralajmëroi Gjokutaj/ Rama nis skemat e mbrojtjes për Ballukun: Çon në Kushtetuese vendimin e GJKKO-së

Nuk ka vonuar, por menjëherë pas deklaratës së Ramës për të mos pezulluar apo shkarkuar nga detyra zëvendësen e tij, institucioni i Kryeministrisë ka depozituar në Gjykatën Kushtuese, masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukut, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Qeveria ka dërguar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Një skenar të tillë, e paralajmëroi përmes një reagimi në rrjetet sociale edhe avokat`ti Genci Gjokutaj, ku tha se një skemë e tillë është e destinuar të dështojë, pasi precedenti për të është vendosur nga Gjykata Kushtetuese për rastin e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është marrë e pandehur nga SPAK, lidhur me hetimet e nisura për tenderin e tunelit të Llogarasë,  si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, duke e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

GJKKO caktoi masat ‘arrest në shtëpi’ edhe për dy zyrtarë,  bashkëpunëtorëtë ngushtë dhe vartës të Ballukut, Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi.

Sakaq të shtunën e 22 nëntorit, Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj, Gjyli dhe Elezi do të dalin para gjyqtarit të Posaçëm Erion Çela për t’u marrë në pyetje dhe për  të vlefshmërinë e masave të lëshuara ndaj tyre.

Aktualisht GJKKO, përpos pezullimit nga detyra, Ballukut i ka ndaluar edhe daljen jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.