GJKKO e pezulloi nga detyra, caktohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe vartësit e saj

belinda balluku

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar ditën e nesërmem në orën 09:00 për zhvillimin e seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të Belinda Ballukut dhe për verifikim të masave të sigurisë. Po ashtu, në pyetje do të merren edhe dy vartësit e saj, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
“Përshëndetje të gjithëve! Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet në drejtim të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, për të cilën Gjykata vendosi dhe masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit. Përveç saj Gjykata e Posaçme miratoi dhe masën e arrestit të shtëpisë për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kreun e Korportatës Energjitike Shqiptare, Erald Elezi. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se përveç tenderit për tunelin e Llogarasë, Balluku dhe vartësit e saj janë marrë nën hetim dhe për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe në Tiranë. Ky tender me vlerë 19 milionë euro, është fituar nga bashkimi i operatorëve “Alko Impleks General Construction” shpk dhe “2 T” shpk.
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të pezulluar Ballukun nga ushtrimi i funksioneve publike, për shkak se mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku mund të dalë jashtë vendit vetëm me një leje të veçantë që prek rastet e familjarëve dhe të rënda shëndetësore. /ZËRI