Çështja “Balluku” / GJKKO urdhëron 28 kontrolle banesash dhe sekuestrim të pajisjeve elektronike

Çështja “Balluku” / GJKKO urdhëron 28 kontrolle banesash dhe sekuestrim të pajisjeve elektronike

Hetimet për çështjen që përfshin zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe të pandehurit Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, janë zgjeruar ndjeshëm. Përveç vendimmarrjes për masat e sigurisë, GJKKO ka firmosur 28 urdhra për kontroll banesash dhe një sërë sekuestrimesh të pajisjeve elektronike, përfshirë celularë, laptopë dhe dokumente administrativë, me qëllim sigurimin e provave të nevojshme për hetimin. Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka pezulluar ditën e djeshme nga detyra zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond...