Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I morën nëpërmjet mashtrimit kriptomonedhat me vlerë 10 mijë euro dhe nuk ia kthyen, arrestohen dy shtetas kinezë për mashtrim ndaj shqiptarit
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Scam platform”. I morën një shtetasi shqiptar, nëpërmjet mashtrimit, kriptomonedhat nga llogaria kriptofinanciare, dhe nuk i dhanë vlerën e tyre (10 000 €), vihen në pranga 2 shtetas kinezë. Si rezultat i hetimeve është identifikuar bashkëpunëtori i 2 shtetasve kinezë, posedues i llogarisë kriptofinanciare në Hong Kong, ku u transferuan kriptomonedhat e shtetasit shqiptar. Vihen në hetim shtetasi që u mashtrua, si dhe 2 shtetas të tjerë, për përfshirje në mënyrë të kundërligjshme, në këtë aktivitet financiar. Sekuestrohen 10 000 euro që kishin siguruar 2 të arrestuarit, për të mashtruar shtetasin shqiptar, që të bënte transaksionin, si dhe 5 celularë. Si rezultat i punës hetimore dhe operative të kryer me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike dhe rasteve të...