Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rama për arrestimin e Veliajt: Nuk bën vaki në BE të merret kryebashkiaku nga zyra dhe ta çojnë në burg pa gjyq
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta kos, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq. “Nuk bën vaki që në BE njerëzit të pezullohen nga funksionet. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e Bahskisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë. Nuk bën vaki në BE që siç e thotë, jo qeveria e Shqipërisë, por Komisioni i ‘torturës’ së Strasburgut, që një vend të ketë më shumë të paraburgosur se të burgosur me gjyq,....