Rama: Respektojmë vendimin e GJKKO për Ballukun, por do e çojmë në Kushtetutuese! Nuk ka shkarkim as zëvendësim

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë qëndrimin që do të mbajë qeveria e tij në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut. Rama tha se pezullimi i Ballukut do të çohet në Gjykatën Kushtetuese, dhe deri atëherë qeveria e tij nuk do të ketë një zëvendëskryeministre dhe një ministre energjie dhe infrastrukture funksionale. Në fjalën e tij të parë pas vendimit për pezullimin e Ballukut, Rama tha se sa të jetë ai në krye të qeverisë, çdo vendim i drejtësisë do të respektohet, pavarësisht kostot që mund të ketë për socialistët. 
I pyetur nga gazetarët në lidhje me profilin e ri të zv.kryeministrit, Rama saktësoi se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet, duke lënë dy ‘karriget’ që ajo mbante bosh.
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i gjykatës që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë cila është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet për të ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit”, tha Rama.

Edi Rama: Faleminderit për pyetjen, dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndër arsyet themelore është fakti se Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Padiskutim që sot bëhen pyetje me këtë përmbajtje, lidhen me një epokë të re ku kemi hyrë, dhe në këtë epokë Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse.
Për rastin konkret dua të them 3 gjëra: Pavarësia e gjyqësorit nuk është një slogan, por një shkëputje historike nga e kaluara, dhe e realizuar në vitet e fundit, ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë. Duke filluar nga varrosja e kulturës 100 e ca vjeçare të pandëshkueshmërisë, pork a shfaqur dhe dobësitë e një sistemi fare të ri për nga mosha. Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin këro reflekse të vjetra antidemokatike, të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, është parakusht për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thote dhe një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin.
Pezullimi nga detyra i një ministri dhe njëherësh zv.kryeministres, është shfaqja e dobësive të një pushteti krejt të ri, me reflekset antidemokratike. Është rast unikal në historinë e europës, dhe trupave speciale të drejtësisë, ku ska ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie. Por nëse prokurori dhe gjykatësi special, i shkallës së parë, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe popullit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë.
Për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe në këtë rast ekstrem, ne nuk mund ti përgjigjemi nmjë arbitrariteti të këtyre përmasave njësoj. Nuk do të angazhohemi në një betejë me drejtësinë, do vazhdojmë me durimin strategjik, do respektojmë pakushte vendimin e pezullimit.
Do ta respektojmë vendimin dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi neve, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund! /ZËRI