Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Zbërthehet” grupi kriminal që kishte vjedhur 870 mln euro mallra, arrestohen 35 persona, SPAK pjesë e aksionit
pamje nga operacioni EUROPË- Një grup i strukturua kriminal me bazë në Bullgari, që merrej prej kohësh me trafikimin e artefakteve dhe objekteve me vlerë të lartë historike është goditur nga një operacion i përbashkët ndërkombëtar. Operacioni u zhvilluar më datë 19 nëntor, ku morën pjesë autoritetet nga gjashtë vende. Shqipëria, ka luajtuar një rol kyç dhe ka kontribuar në shkëmbimin e informacionit, përmes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Autoritetet nga Bullgaria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Shqipëria, të koordinuara nga Eurojust dhe Europol, arrestuan 35 persona dhe kontrolluan mbi 125 lokacione, duke sekuestruar më shumë se 3 000 objekte me një vlerë të vlerësuar mbi 100 milionë euro. Vlera totale e mallrave të vjedhura nga grupi dyshohet të jetë rreth 870...