Hapa drejt Europës: Rama dhe Marta Kos përparojnë integrimin e rajonit

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:47
Pas samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, ku bëri bilancin e takimit dhe angazhimeve të rajonit drejt Bashkimit Europian.
“Kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa që e afrojnë më tej rajonin me BE. Plani i rritjes shërben si një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian. Dua të ndaj me publikun disa nga angazhimet kryesore,” tha Rama.

Ai theksoi rëndësinë e roaming-ut pa tarifa shtesë për qytetarët tanë në regjimin e BE-së, një hap domethënës pas marrëveshjeve të mëparshme që lejojnë pagesa pa ngarkesa ekstra, duke kursyer dhjetëra miliona euro për familjet shqiptare.

Rama shtoi se prioritet mbeten edhe ndërlidhja me korridoret europiane, tregtia, transformimi dixhital dhe identiteti dixhital, të cilat janë pjesë e strategjisë së integrimit europian.