Rama “i ruan vendin”, nuk e zëvendëson Ballukun, por posti i ministres mbetet “bosh”

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin Balluku në konferencën për shtyp të përbashkët me komisioneren e zgjerimit të BE, Marta Kos. I pyetur nëse do ta zëvendësojë në postin e zv.kryeministres, Rama u shpreh qartë se nuk do të emërojë asnjë tjetër në vend të Ballukut. Kryeministri theksoi se aktualisht qeveria e Shqipërisë nuk ka një zv.kryeministre dhe as një ministre në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate, që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë, se cili është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvije e qeverisë. për momëntin, qevria e Shqipërisë nuk ka një zv.kryeminsitre dhe nuk ka në ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.”, tha Rama.

Më herët gjatë konferencës, kreu i qeverisë paralajmëroi se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Rama tha se do të kërkohet sqarim te Gjykata e Posaçme, për një masë që siç e nënvizoi vazhdimisht, cenon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie. Ndër të tjera, kryeminsitri theksoi se sa të jetë ai në krye të qeverisë, çdo vendim i drejtësisë do të respektohet, pavarësisht kostot që mund të ketë për socialistët./ZËRI