Dosja ‘Revanshi’/ Aldo Avdylit i komunikohet mbyllja e hetimeve, materialet pritet t’i kalojnë GJKKO

Dosja ‘Revanshi’/ Aldo Avdylit i komunikohet mbyllja e hetimeve, materialet pritet t’i kalojnë GJKKO

Aldo Avdylit i është komunikuar këtë të premte, mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet tashmë pritet t’i kalojnë GJKKO-së me kërkesën për gjykim, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj. Ndërkohë që prej korrikut të këtij viti, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë mes të tjerëve, Emiliano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale por për Aldo Avdylin për shkak të arrestimit të mëvonshëm, gjykimi pritet të bëhet veç.  Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”...