Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e Edmir Bregut dhe tentativa për eleminimin e Durim Bamit, SPAK mbyll hetimet për Aldo Avdylajn
aldo avdylaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Aldo Avdylaj, në kuadër të operacionit “Revanshi”. Avdylaj, i cili ra në prangat e policisë muajin e kaluar në Tiranë, në një operacion që kërkoi dhe ndërhyrjen e RENEA-s për shkak të rrezikshmërisë së tij, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për financimin dhe organizimin e vrasjes së Edmir Bregut, si dhe tentativën për eleminimin e Durim Bamit. Avdylajt, në momentin e arrestimit iu gjet armë në banesë, ndërsa dyshohet se ishte dhe përdorues i lëndëve narkotike. Ai akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si...