Prurjet e Vjosës shkaktojnë dëme edhe në Fier, përmbyten disa banesa, banorët refuzojnë evakuimin

Prurjet e Vjosës shkaktojnë dëme edhe në Fier, përmbyten disa banesa, banorët refuzojnë evakuimin

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 11:39 Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shkaktuar rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në fshatin Ferras të bashkisë Fier, duke përmbytur 21 banesa. Sipas banorëve, dëmet janë të shumta: sipërfaqe të mëdha me ullinj janë nën ujë, shpendë janë rrëmbyer nga vërshimi, ndërsa rezerva ushqimore për bagëtinë është dëmtuar. Banorët, të trembur nga dalja e mundshme e lumit nga shtrati, kanë marrë masa emergjente për të mbrojtur familjet dhe pasurinë e tyre. Megjithatë, shumica prej tyre nuk i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve për evakuim, pavarësisht monitorimit të situatës nga strukturat përkatëse gjatë gjithë natës. Kryeplaku i Ferrasit, Z. Hyka, tha se 19 prej banesave të prekura janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës...