Rama: Kufijtë hapen ndryshe, marrëveshje për 16 pika të reja që shpejtojnë ekonominë e rajonit

Rama: Kufijtë hapen ndryshe, marrëveshje për 16 pika të reja që shpejtojnë ekonominë e rajonit

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 11:53 Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është arritur dakordësia me Bashkimin Europian për ngritjen e 11 pikëkalimeve të reja kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe 5 pikëkalimesh të tjera në kuadër të CEFTA-s. Gjatë punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, Rama tha se kjo marrëveshje synon të ulë kostot, të rrisë lëvizjen e mallrave dhe konkurrueshmërinë ekonomike. “Kufijtë ballkanikë herë lëvizin, herë flenë, herë meditojnë, por këto ditë duhet të marrin fund. Me marrëveshjen e nënshkruar midis Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, hapet rruga për financim dhe ekspertizë,” u shpreh Rama. Sipas tij, kjo nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë që qarkullojnë më shpejt, kosto më të ulëta logistike...