Shkatërrohet grupi që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike, kontrolle edhe në Shqipëri

Shkatërrohet grupi që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike, kontrolle edhe në Shqipëri

35 anëtarë të një grupi kriminal janë vënë në pranga nga Eurojust. Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur mijëra objekte në të gjithë Evropën, përfshirë muzetë, dhe i kanë trafikuar ato nga Bullgaria në vende të tjera evropiane. Autoritetet nga gjashtë vende përfshirë edhe Shqipëria punuan për të arrestuar 35 anëtarët dhe për të kontrolluar mbi 125 vende. Gjatë kontrolleve u zbuluan mbi 3 000 objekte me një vlerë të vlerësuar prej mbi 100 milionë eurosh. U sekuestruan gjithashtu dokumente, pajisje elektronike, mbi 50 000 dollarë në para të gatshme dhe ar për investime. Vlera totale e mallrave të vjedhura vlerësohet të jetë rreth 870 milionë euro. Pas një bastisjeje në një shtëpi në Bullgari në vitin 2020, autoritetet sekuestruan 7 000 objekte kulturore...