Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Prurjet e larta të Vjosës shkaktojnë dëme edhe në Fier, përmbyten 21 banesa
Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shkaktuar rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në fshatin Ferras të bashkisë Fier, duke përmbytur 21 banesa. Sipërfaqe të mëdha me ullinj janë nën ujë, shpendë janë rrëmbyer nga vërshimi, ndërsa rezerva ushqimore për bagëtinë është dëmtuar. Kryeplaku i Ferrasit, Zani Hyka, tha se 19 prej banesave të prekura janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës së lumit, çka e bën prezencën e ujit të pashmangshme në situata të tilla. Edhe pse niveli i Vjosës ka nisur të bjerë gradualisht, banorët mbeten të shqetësuar dhe në alarm, duke kujtuar përmbytjet e viteve të shkuara. Sipas tyre, lumi Vjosë nuk kishte dalë nga shtrati prej disa vitesh, ndaj kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur dhe...