Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët nga dera dhe e futët nga dritarja…

anuela ristani-dorian teliti

TIRANË- Këshilli Bashkik në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026, ndërsa ka nisur me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK. Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka kërkuar sqarime urgjente mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie pas zhvillimeve të fundit ligjore. 
“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, i ndërpreu fjalën, teksa i kërkoi nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës. Kësaj të fundit, Teliti i është drejtuar ashpër dhe i ka kërkuar të respektojë ligjin dhe Këshillin, ndërsa ka paralajmëruar se në të kundërt, do të përballen me masa ndëshkuese ligjore./ZËRI