Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SPAK pret delegacion të lartë gjerman, bashkëpunim i zgjeruar në luftën kundër krimit të organizuar
Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme, Adnan Xholi, mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Gjermania, të kryesuar nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëherësh edhe Kryetare e Fondacionit për Bashkëpunim Juridik (IRZ), Annette Kramme. SPAK dhe autoritetet gjermane konsolidojnë dhe garantojnë bashkëpunimin e ndërsjelltë Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Karl Bergner, si dhe prokurorët e posaçëm z. Alfred Shehu, z. Bledar Maksuti, z. Ened Nakuçi dhe z. Ols Dado. Annette Kramme vlerësoi punën e shkëlqyer të SPAK dhe besimin e lartë që ky institucion gëzon tek publiku, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij në forcimin e shtetit të së drejtës në...