Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”, Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zegjine, mësohu që ka hierarki grupi parlamentar
Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor pasi siç tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit. Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së re Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit. “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së re të Fierit. Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD. Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur? Manja: Zegjine, grupi parlamentar...