‘Mëso hierarkinë’, Ulsi Manja i ndërpret protagonizimin Zegjinesë

Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor. Kreu i Komisionit Ulsi Manja tha se duhej të prisnin kolegun demokrat Oerd Bylykbashi.

Mirëpo, kjo pritje bëri Zeqine Çaushin të mendonte se mund të bëhej protagoniste duke kërkuar vijimin e mbledhje. Por Zegjineja u ndesh me reagimin e Manjës i cili i kërkoi të respektojë hierarkinë.

Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.

Çaushi: Pse duhet pritur?

Manja: Zeqine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.