Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Nuk po kërkojmë lëmoshë, po tregojmë që jemi gati”/ Rama: Europa të zgjedhë Ballkanin, do jemi truproja juaj
Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës. “Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet. Ndërtime të arterieve të Europës në Ballkanin Perëndimor, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, që është kthyer dhe një korridor të NATO-së. Nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabllo që lidhet me Europën. Kur Europa vendos zinxhirët, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator. Rajoni është trajtuar si...