Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rrugë të bllokuara dhe argjinatura e çarë në Çukë të Sarandës, mjeti zjarrfikës nën ujë
Reshjet e dendura të natës kanë shkaktuar probleme serioze në disa bashki të nënprefekturës Sarandë, duke vështirësuar qarkullimin dhe shkaktuar dëmtime në infrastrukturë. Rruga Delvinë–Kardhiq ishte e pakalueshme për disa orë për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe dherave, por pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës është bërë e mundur hapja e saj. Situata paraqitet e rënduar edhe në Çukë, ku argjinatura është çarë gjatë natës dhe uji ka vërshuar në fushat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në Delvinë vijojnë prurjet e dherave dhe gurëve, të cilat po krijojnë probleme të reja përgjatë akseve rrugore. Vështirësi të shumta janë raportuar edhe në bashkinë Konispol, ku brenda qytetit ka rënie dherash dhe gurësh. Në aksin Shkallë–Konispol–Qafë Botë, situata është rënduar aq sa rruga...