Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
U themelua me ndihmën e Erdogan/ Turkish Airlines: Air Albania na ka 50 mln dollarë borxhe
Bordi i kompanisë turke ka vendosur të shesë aksionet që zotëron te kompania shqiptare e fluturimeve, e cila ka akumuluar dhjetëra milionë dollarë borxhe ndaj kompanisë mëmë. BIRN Të mërkurën, bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania. “Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një njoftim, duke shtuar se çdo zhvillim material i lidhur me këtë vendim do të ndahej me investitorët. Kompania ajrore Air Albania u themelua me ndihmën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2018, me investitorë Turkish Airlines, MDN Investments dhe Albcontrol....