Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Agjencia AFP: Gjykata antikorrupsion pezullon aleaten e ngushtë të Ramës, dyshohet për favorizim në dy tendera
Agence France Presse Një gjykatë antikorrupsion pezulloi të enjten zëvendëskryeministren e Shqipërisë për shkak të implikimit të saj në një çështje korrupsioni me prokurime publike, i tha AFP-së një burim gjyqësor. Belinda Balluku, 52 vjeç, e cila shërbente njëkohësisht edhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet një aleate e ngushtë e kryeministrit kujdestar socialist Edi Rama. Sipas kërkesës së SPAK-ut, gjykata “ka vendosur të pezullojë znj. Ballukun nga detyrat publike… dhe t’i ndalojë largimin nga territori shqiptar”, thuhej në njoftim. Duke qenë në atë post që prej vitit 2019, Balluku akuzohet për favorizim në dhënien e tenderëve të lidhur me ndërtimin e një tuneli 5.9-kilometërsh në një aks rrugor në jug të Shqipërisë, si dhe një segment të Unazës së Tiranës, sipas deklaratës. Ajo...