pamje nga sherri
KONISPOL- Tre të rinj të moshave 18 dhe 19-vjeç, mes tyre dhe një i mitur 17-vjeç, janë arrestuar për sherrin në Konispol, ngjarje e ndodhur më datë 13 të këtij muaji. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi goditën me mjete të forta dhe dëmtuan shtetasin E. K., 18-vjeç dhe kushërirën e tij 12-vjeçare. Të tre këta do të heton në gjendje të lirë veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2025, në Konispol, ku u godit me mjete të forta dhe u dëmtua shtetasi E. K., 18 vjeç, si dhe automjeti i tij, kapën shtetasit e shpallur në kërkim F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç, si edhe një shtetas të mitur 17 vjeç. Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, këta shtetas do të hetohen penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Vijon puna edhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit N. D. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes së 13 nëntorit, ku viktima të sulmit kanë mbetur një 18-vjeçar dhe kushërira e tij 12-vjeçare. Dy të rinjtë ndodheshin në makinë, ndërsa aty pranë janë afruar 4 persona që kanë nisur t’i dhunojnë me shkopa bejsbolli. 18-vjeçari me iniciale E.K, dhe kushërira e tij minorene kanë marrë plagë të shumta në trup dhe kokë dhe janë dërguar për mjekim në spital. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 4 të rinj nga Shëndelli: Alban Tanushi, 18 vjeç, Flavjo Arapi, 18 vjeç, Nikola Doda 18 vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19 vjeç./ZËRI
