Shtrëngata, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 09:30
Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut, parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.

Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Veriperëndim dhe Jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.

Në majat e maleve në verilindje-lindje dhe në Alpe, reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deir në 20m/s.
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.