“Pse e vazhdoni telenovelën”, Rama refuzon të përgjigjet për Ballukun: Nuk jemi në konferencë këtu…

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme, për pezullimin nga detyra të zëvendëses së tij Belinda Balluku. Rama u shfaq nervoz me gazetarët, dhe tha se një pyetje e tillë nuk mund të bëhej gjatë pritjes në samitin që po mbahet në Tiranë me liderët e rajonit dhe komisioneren Marta Kos.
Rama: Këtu jemi për të parë dhe për të ndjekur ardhjen e të gjithë miqve, pastaj në konferencë shtypi mund të bëni pyetjet që doni.
Ndërkohë që mes Ramës dhe gazetares së Syri tv, ka pasur replika të vazhdueshme, ndërsa kryeministri premtoi se mediat do të marrin përgjigje në konferencën për shtyp.
Gazetarja: Nuk ma jep njeri fjalën në konferencë
Rama: Bëj pyetjen që do, me etikë dhe pa britma dhe do marrësh përgjigjen për pyetjet që ke. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën. 
Gazetarja: Pse e vazhdoni telenovelën, dhe nuk tregoni qëndrimin që do të mbani për Ballukun? 
Rama: Bëj pyetjen sipas rregullave dhe do të marrësh gjithmonë përgjigjen, po t’i e bën për të rënë në sy. Kësaj pyetjes e do apo nuk e do, unë nuk i përgjigjem, se kjo është telenovelë pastaj. 

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa ka zgjeruar hetimet ndaj saj për procedurën e dhënies së tenderave, dhe për lotin e katërt të Unazës së Madhe në Tiranë. Deri tani kryeministri Rama dhe Balluku nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike, nëse do e respektojnë apo jo vendimin e Gjykatës. /ZËRI