Samiti në Tiranë, Rama pret Komisioneren e BE, Marta Kos

Samiti në Tiranë, Rama pret Komisioneren e BE, Marta Kos

edi rama-marta kos TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur komisioneren e BE, Marta Kos e cila ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në samitin Growth Plan “Our pathëay to EU”- "Plani i Rritjes, rruga jonë në BE".  Teksa pret pjesëmarrësit e tjerë në samit, në pjesën e jashtme të Pallatit të Brigadave, pati një përplasje verbale me një nga gazetarët. “Kjo hapni vendin se do hidhem nuk funksionon”, tha kryeministri, duke sugjeruar që pyetjet në drejtim të tij mund të ushtrohen një ditë tjetër. Në samit do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian./ZËRI