Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tërmet me magnitudë 5.5 ballë në Bangladesh, raportohet për të paktën 3 viktima
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi Bangladeshin qendror të dielën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti ndodhi në orën 10:38 të mëngjesit pranë qytetit Narsingdi, rreth 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit Daka, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke shtuar se “numri i të vdekurve mund të jetë i konsiderueshëm”. Shërbimet meteorologjike të Bangladeshit raportuan një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, epiqendra e të cilit ndodhej në qytetin Mabhambdi, në distriktin Narsingdi, duke shtuar se dridhja u ndje për 26 sekonda. “Nuk jemi informuar për ndonjë viktimë në këtë fazë”, tha për AFP Moinul Hossain, një zyrtar në drejtorinë kombëtare të shërbimeve shëndetësore. Tërmeti ndodhi ndërsa shumica e njerëzve ishin në shtëpi të premten, një festë javore në vendin kryesisht mysliman me 170 milionë...