Pas betejës së djeshme për të sfumuar akuzat shumë të rënda për zëvendësen e tij dhe masat e GJKKO për pezullimin nga detyra dhe blloki të pasaportës, Rama ka mbërritrur në zyren e tij në selinë e qeverisë.
Duket se një ditë më parë Balluku e ka vënë me shpatulla pas Murit kreun e qeverisë dhe e ka detyruar që të mos e shkarkojë nga postet që mban në qeveri por edhe ta mbrojë me mediat e shumta që kontrollon dhe me anlalistët e paguar nga inceneratorët.
Nuk është shumë e qartë se pse u shty një mbledhje qeverie e programuar për ditëne sotme por me siguri që shkak ka qene Balluku e cila nuk po pranon që ti nënshtrohet akuzave për vjedhje me tendarat që ka firmousr ajo dhe vartësit e tij. Kjo duket më shumë si një marrje peng e kreut te qeverisë ose është një strategji e tij siç bëri me Veliajn, apo Tahirin kohë më parë që hiqej sikur i mbronte pastaj përfunduan në pranga.
Nuk ka qëndruar shumë në zyrë pasi burimet shpjegojnë se ai ka një takim me Komisioneren e BE për zgjerimin. Ndoshta ështe ngutur të largohet edhe se mund te vijë sërish Balluku dhe do te mbeten si dje për orë të tëra në Kryeministri.
