Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tërmet i fuqishëm në Bangladesh, shënohen 4 viktima!
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka goditur Bangladeshin qendror, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti ndodhi në orën 10:38 të mëngjesit, pranë qytetit Narsingdi, rreth 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit Daka. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka njoftuar se numri i të vdekurve mund të jetë i konsiderueshëm me 4 viktima. Sipas shërbimeve meteorologjike të Bangladeshit, magnituda e tërmetit ishte 5.7 ballë dhe epiqendra e tij ndodhej në qytetin Mabhambdi, në distriktin Narsingdi. Tërmeti ka zgjatur rreth 26 sekonda, dhe ka shkaktuar dridhje të forta që janë ndjerë në shumë zona të vendit. Megjithatë, ende nuk janë raportuar viktima, sipas Moinul Hossain, një zyrtari nga Drejtoria Kombëtare e Shërbimeve Shëndetësore. Tërmeti ka ndodhur në një ditë festimi për shumicën e popullsisë myslimane të Bangladeshit,...