Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja 2 sekretet që Oltion Bistri nxori tek Pëllumb Gjoka. Për 2 akuza mori pafajësi
Nga Elton Qyno - Syri.net Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posaçme, duke rrëzuar akuzat e SPAK për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Për gati 3 vite me radhë, Bistri u ngarkua nga SPAK me tre akuza penale, përfshirë këtu dhe një hetim pasuror duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij dhe familjarëve. Por pak ditë më parë Gjykata e Posaçme, rrëzoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë SPAK, duke e deklaruar të pafajshëm për dy akuza, Oltian Bistrin dhe dënuar atë me dy vjet burg vetëm për nxjerrjen e sekretit hetimor në dy episode. Sipas gjykatës, Oltion Bistri, në cilësinë shefit të Policisë ka abuzuar me detyrën në dy...