Operacion në Durrës/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, 12 të arrestuar, mes tyre “koka” e grupit

Operacion në Durrës/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, 12 të arrestuar, mes tyre “koka” e grupit

droga e sekuestruar-arrestimet DURRËS- Një operacion antidrogë është zhvilluar në qytetin e Durrës, ku 12 persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë: Fabrizzio Asllanaj (organizatori i grupit), Blerim Oshafi, Aurel Prendi, Elkid Shehu, Taulant Dervishi, Fatmir Canollari, Greg Kamberi, Indrit Hadja, Sulejman Shahaj, Indrit Dakavelli, Mariglen Keçi dhe Vladimir Shehu. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin,...