Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar në Durrës

Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e tretë të njëpasnjëshëm kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, goditje që çoi në prangosjen e 12 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Njoftimi i policisë: Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Vihen në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. Sekuestrohet kokainë, kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, armë të ftohta dhe 16 aparate celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim të ngushtë...