Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten disa banesa

Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten disa banesa

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 08:56 Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në argjinaturën e lumit Bistrica në zonën e Çukës, duke sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore dhe disa shtëpive. Uji ka dalë nga shtrati dhe ka pushtuar tokat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Situata paraqitet e rënduar edhe në Konispol dhe Shalës, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banesat pranë zonave të ekspozuara. Ndërkohë, si pasojë e reshjeve intensive, gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat në Sarandë janë izoluar. Rrugët hyrëse janë bllokuar nga prurjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin e banorëve dhe të mjeteve.