Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 09:06 Situata në lumin Vjosë mëngjesin e kësaj të premteje vazhdon që të jetë kritike. Përgjatë mbrëmjes të së enjtes, niveli i Vjosës ka arritur në 8,3 metra, ndërsa tendenca e prurjeve në orët e mëngjesit ka vazhduar në ulje. Këtë të premte, niveli është në 8,1 metra ku vazhdon të mbetet në kuotën maksimale. Duhen parë prurjet në vazhdimësi nga Memaliaj dhe Përmeti që të vlerësohet situata. Janë 10 banesa të cilat janë përmbytur në oborret dhe territorin përreth. Banorët e këtyre shtëpive janë evakuuar tashmë. Rreziku vijon të jetë ende i lartë.