Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore
Moti i keq ka përfshirë vendin, teksa në Çukë të Sarandës, për shkak të reshjeve të dendura, është çarë argjinatura e lumit Bistrica. Për pasojë, janë përmbytur pesë banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Ndërkaq, katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele. Përmbytje ka pasur edhe në Shalës, Konispol. Lumi Pavlla ka dalënga shtrati te ura në Vilë. Dalja nga shtrati e lumit ka izoluar 6 fshatra të njësisë administrative Markat. Poashtu, reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zonë në vend. Bëhet me dije se kanali i ujërave në në fshatin Sovjat ka dalë nga shtrati dhe për pasojë ka përmbytur disa banesa. Katër familje janë detyruar të evakuohen, pasi uji është futur në banesat e tyre. Prej...