FMN shpreh shqetësim për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

FMN shpreh shqetësim për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Në deklaratën e fundit të misionit të FMN-së, thuhet se themelimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të shtojë kompleksitet të mëtejshëm për sektorin financiar në vend. FMN gjykon se dispozitat rigoroze të qeverisjes dhe operacioneve do të jenë thelbësore për të parandaluar rreziqet e stabilitetit fiskal dhe financiar. Sipas FMN-së, aktivitetet e kësaj banke duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe të synojnë dështimet e tregut për të shmangur pengimin e investimeve private. Ligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit” u miratua në muajin mars, ndërsa themelimi i saj pritet të bëhet vitin e ardhshëm. Pjesëmarrja e Shtetit Shqiptar nuk do të jetë më e vogël...