Shisnin drogë pranë shkollave/ 12 të arrestuar në Durrës, kapet edhe “koka” e grupit

Shisnin drogë pranë shkollave/ 12 të arrestuar në Durrës, kapet edhe “koka” e grupit

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit. Blutë bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. Në kuadër “CLEANING 3”, janë sekuestrohen municione luftarake dhe kokainë. Njoftimi i Policisë: Goditet grupi kriminal, arrestohet 12 persona, mes tyre edhe organizatori! Sekuestrohen municione luftarake dhe kokainë. Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Vihen në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen...