Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
SPAK “bastis” Ministrinë e Financave për gjobën 120 mln euro të Bankers, Gazheli e mbajti 6 vite në sirtar
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të Bankers Petroleum. SPAK ka sekuestruar dokumentacionin në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi praktikën e heqjes së gjobës më të madhe të vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale të vendit. Kapitali lexoi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Financave ku konfirmon sekuestrimin e dokumentacionit nga SPAK. Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrim akcize përmes solarit të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit....