Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vendosi mbi 2000 ushtarakë në Uashington për të luftuar krimin, gjykata federale urdhëron Trump të tërheqë gardën kombëtare
Një gjyqtar federal urdhëroi të enjten tërheqjen e trupave të Gardës Kombëtare nga Uashingtoni, duke shënuar një tjetër humbje për Presidentin Donald Trump në luftën e tij me qytetet dhe shtetet e udhëhequra nga Demokratët. Megjithatë, gjyqtarja Gia Cobb e shtyu vendimin e saj për 21 ditë, deri më 11 dhjetor, për t’i lejuar qeverisë federale të apelojë. Që nga qershori, presidenti amerikan ka vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles, Uashington dhe Memphis, çdo herë duke sfiduar kundërshtimin nga autoritetet lokale, të tre qytetet drejtohen nga Demokratët, duke argumentuar se masa ishte e nevojshme për të luftuar krimin dhe për të mbështetur zbatimin e ligjit për imigracionin (ICE). Pas vendosjes së Gardës Kombëtare në kryeqytetin federal në gusht, qyteti ngriti padi, duke akuzuar degën ekzekutive...