Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet
Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme. Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare. Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar. Numri i pronave të regjistruara parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme. Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të...