edi rama-marta kos
TIRANË- Tirana pret sot samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të nisë në orën 09:30.
E pranishme do të jetë edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë nga KE dhe nga organizatat rajonale. Komisionerja Kos ka mbërritur në Tiranë që prej ditës së djeshme, ku pasdite zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një darkë.
Në orën 09:30, është parashikuar pritja e liderëve ndërsa në orën 10:00 nis punimet samiti. Fjalën hapëse në samit do ta mbajë kryeministri Rama me Kos, ndërsa më pas në orën 11:30, është parashikuar një foto familjare. Në orën 11:35, do të dy do të mbajnë një konferencë për mediat.
Ky samit vjen pak ditë pasi Shqipëria hapi grupkapitullin e fundit të negociatave me BE, ndërsa në Bruksel u festua me tortë. Qeveria ka shprehur ambicien për anëtarësim brenda vitit 2030, ndërkohë që për Unionin, ky objektiv është i realizueshëm, duke marrë parasysh ecurinë e shpejtë të vendit.
Kryeministri Edi Rama e cilwson samitin e sotwm nw Tiranw, njw tjetër ditë mikpritjeje.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
AXHENDA:
Ora: 09:30 – 12:00
Vendi: Pallati i Brigadave
09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan
Fjalët Hapëse
-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
-Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS
11:30 – Foto Familjare
11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
