Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Publikohet plani sekret final, amerikan, për mbylljen e luftës Rusi-Ukrainë
Detaje të reja për një plan të propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – të publikuar nga Nexta dhe të cituara nga deputeti ukrainas Oleksiy Khandcharenko – po provokojnë tronditje politike në Kiev, Moskë dhe kryeqytetet perëndimore. Dokumentet, të cilat mbeten ende jozyrtare, hedhin dritë mbi një marrëveshje shumëdimensionale që prek kufijtë, sigurinë, ekonominë, energjinë dhe rolin e fuqive të mëdha në Europë. Sipas të dhënave të publikuara, amerikano-rusët po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mund të nënshkruhet deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve në SHBA. Ky afat i shpejtë shihet si përpjekja e administratës amerikane për të shmangur një përshkallëzim të ri dhe për t’i dhënë konfliktit një epilog të administrueshëm diplomatik. PAKTI TERRITORIAL...