Ylli Dylgjeri ironizon masat ndaj Belinda Ballukut: Bela nuk fluturon me pras…

Me një postim ironik në rrjetet sociale, publicisti Ylli Dylgjeri ka komentuar vendimin e GJKKO-së për t’i ndaluar udhëtimin jashtë vendit dhe pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. 

Dylgjeri përdor një gjuhë ironike për të aluduar se, pavarësisht masave të sigurisë, Balluku “mund të fluturojë edhe pa pasaportë”, duke iu referuar me humor çështjeve të energjisë dhe ndërmarrjeve në Vlorë ku dyshohet e implikuar në afera korruptive numri 2 i Edi Ramës.

Postimi:

Bela nuk fluturon me pras!

Belinda Ballukut GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit. I bllokoj pasaportën dhe e pezulloi sot nga detyra e zv.kryeminstres. 

Por GjKKO nuk ia ka bllokuar të gjitha Belës!

E mbani mënd atë shprehjen: fluturon, fluturon…gomari?

Edhe Bela mund të fluturojë. 

Bela nuk fluturon vetëm me pras!

Po me të tjera fluturon Ajo. 

Po, po Bela fluturon pa pashaportë. Bela nuk hyn në aeroporte. Bela fluturon edhe pa avion. 

Por Bela fluturon me parashutë. Bela lëshohet nga mali në Vlorë dhe hop bie. 

Ku bie mund të më pyesni?

Bela prap nuk bie kot. Bela bie mbi 

2 Tigrat në Vlorë. Nuk është si Tigri Ahmetaj që fluturoj por ra në Zvicër. Bela bie mbi dy Gjeneratoret e energjisë pa energji dhe si hyn gjëmb në këmbë.

E kishit menduar Ju të SPAK-ut këtë fluturim  të Belës?  

Dardhat! 

Ja pra, dardhat jua ha prap Bela.