Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Niveli i lumit Vjosa arrin 8 metra, evakuohen 10 familje në Novoselë
Niveli i lumit Vjosa ka arritur në pikën kritike të 8 metrave. Në Njësinë Administrative Novoselë janë evakuuar gjithsej 10 familje si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet. Prej tyre, 7 familje janë nga fshati Novoselë dhe 3 nga fshati Fitore. Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për sistemimin e tyre të përkohshëm dhe vijojnë monitorimin e situatës. Top Channel