Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Situata e rënduar e reshjeve në Korçë, përroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat
Situata e rënduar nga reshjet ka sjellë vërshim të ujit në përroin që kalon përmes fshatit Kamenicë të Korçës duke u shoqëruar me rrezik të shtuar për banesat. Sipas banorëve cilësia e dobët e skarpatës ka bërë që një pjesë e saj të shkëputet dhe uji të drejtohet drejt banesave. “Siç e shikoni, lumi ka gërryer skarpatat të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat tek ura dhe na i kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar! Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita mos kaloni, ne kemi të sëmurë në shtëpi. Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër i ka hyrë i gjithë uji brenda. I gjithë...