Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Plan paqe Rusi-Ukrainë nga SHBA, reagon Moska
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të enjten se “nuk ka konsultime që po zhvillohen aktualisht” me SHBA-në për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Komentet e tij erdhën pasi media të ndryshme raportuan ekzistencën e një plani të tillë. “Sigurisht që ka kontakte, por procese që mund të quhen konsultime nuk janë duke u zhvilluar”, u ka thënë Peskov gazetarëve në një konferencë telefonike, ndërsa qarkulluan raportime rreth një propozimi të ri SHBA-Rusi. Peskov ka përsëritur se “nuk kemi asgjë të re për të shtuar në atë që u tha në Anchorage” në gusht, kur u takuan presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai ka theksuar se Rusia “mbetet e hapur” për t’i dhënë fund operacionit ushtarak, por ka...