Pezullimi nga GJKKO, gazetari Dervishi: Nuk e kanë me Belindën, por me Ramën

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se pezullimi i zv.kryeministres nga Gjykata e Posaçme është në fakt një goditje ndaj vetë kryeministrit Edi Rama. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ai u ndal në tre momente që i kanë paraprirë vendimit të sotëm.
”Për njërën akuzë është e akuzuar dhe për tjetrën e dyshuar. Për Llogaranë është e akuzuar. Ky detaj duhet marrë parasysh.

Unë mendoj se e gjithë kjo ka target Edi Ramën. Unë besoj që e kanë me të. Nuk ka marrë asnjë urim për fitoren në zgjedhje. Dërgoi presidentin ne OKB, nuk shkoi vetë, vjen ai që ne e quajmë Eskobari i Trumpit në Ballkan, nuk e takon.

Rama e emëroi Ballukun, vjen goditja për Llogaranë. Ajo nuk reagon. Dhe vjen pastaj publikimi i dosjes. Media kapi detaje që e godisnin. Sërish nuk ndodh asgjë, nuk jep dorëheqjen. Pastaj vjen goditja numër tre, gjykata e shkarkon. Në këtë moment vjen dhe një dosje e dytë. Nuk besoj se e kanë me Belindën, e kanë me Edi Ramën”.